Profesionin a pe sheh si gjyshi a si ti?
<a href="#book/1" onclick="setTimeout(() => openPoem(0, 1), 300)" style="color: inherit; text-decoration: underline; text-decoration-style: dotted; text-underline-offset: 3px; cursor: pointer;">(Poezia/ Unë, në ndryshim)</a>
Këtë poezi e kom shkru kur i kom pas 21 vjet.
N'atë kohë sapo e kisha kry bachelorin. Ishte ajo periudhë mes "e kom n'kontroll" edhe "wtf am I doing?". Një ditë isha e bindun që e kisha gjet rrugën teme, të nesërmen më tërhiqte diçka krejt tjetër.
Për një kohë të gjatë e kom gjyku veten për këtë.
Jo pse nuk punojsha. Jo pse nuk studiojsha.
Po pse kurrë nuk mujsha me u identifiku veç me një profesion.
Një periudhë më merrke psikologjia. Pastaj branding. Pastaj moda. Pastaj biznesi. Pastaj shkrimi.
Edhe sa herë ndryshojsha drejtim, mendojsha mos problemi jam unë.
Sot e di që problemi nuk u kon ndryshimi.
Problemi u kon që tentojsha me e futë veten në një definicion që nuk më nxinte.
Nëse e kthen kokën veç 50 ose 60 vjet mbrapa, ka pas kuptim me u identifiku me një profesion gjithë jetën. Mbijetesa ka qenë prioritet. Të kishe një punë u kon bekim. Pak njerëz e kishin luksin me eksploru dhjetëra rrugë të ndryshme.
Po sot nuk jetojmë ma në atë botë.
Sot mundesh me studiu menaxhim, me u marrë me modë, me ndërtu një biznes, me shkru poezi, me lexu neuroshkencë, me kriju një brand, me mësu AI… edhe krejt këto mos me qenë hobi, po pjesë e së njëjtës jetë.
Prapë vazhdojmë me ia bo vetes të njëjtën pyetje:
"Po unë… çka jam?"
Sa ma shumë e studioj njeriun, aq ma pak besoj që identiteti duhet me u ndërtu rreth një profesioni.
Profesioni është veç një mënyrë se si shprehet njeriu.
Nuk është vetë njeriu.
Kjo është edhe arsyeja pse e kom kriju Vleerazspace.
Jo me dokumentu versionin "perfekt" të vetes. Po me i dokumentu versionet.
Sepse secili version ka mendu ndryshe. Ka besu ndryshe. Ka kriju ndryshe. Edhe secili e ka sjellë tjetrin.
Edhe nëse sot nuk jam ma ajo Vlera 21-vjeçare që e ka shkru këtë poezi, ajo ka qenë po aq e vërtetë sa jam unë sot.
Mendoj që duhet me fol ma shumë për ndryshimin profesional.
Sidomos për gjeneratën tonë.
Jetojmë në një kohë ku profesione të reja po krijohen çdo vit. Disa prej tyre as nuk kanë emër ende. Disa nuk ekzistonin para pesë vitesh. E disa jemi na që po i krijojmë.
Ndoshta për këtë arsye shumë prej nesh ndihen të humbur.
Jo pse nuk dinë çka duan. Po pse gjenden mes dy botëve. Mes një mentaliteti që ende pret me zgjedhë një profesion për krejt jetën…
…dhe një realiteti që kërkon përshtatje të vazhdueshme.
Është një luftë mes të vjetrës dhe të resë. Mes asaj që na është mësu… dhe asaj që bota po kërkon prej nesh sot.
Kështu që nëse sapo e ke kry fakultetin, ose je në atë fazën ku mendon që je vonë, mos e gjyko veten aq shpejt.
Mos harro…
Ndoshta nuk ke humb.
Ndoshta je tu ecë në një rrugë që ende nuk është shtru. Ndoshta profesioni që po kërkon nuk ekziston ende në formën që e imagjinon. Ndoshta je ti një prej njerëzve që ka me ndihmu me e kriju atë.
Dhe ndoshta…
jo krejt rrugët janë për me u gjetë. Disa janë për me u ndërtu.