Pasi e pash nje femer shume te bukur dhe seksi ne Instagram, shume te kurume dhe atraktive, me forma “perfecte” sipas standardeve tona shoqerore, cica t'mdhaja, bel te holle, vithe te mdhaja, fytyre te kuruar me trajtime, fillova me mendu sa interesant eshte raporti qe kemi me seksualitetin e femres. Ne fakt, mu me duket bukur kur shoh femra kaq te kurume. Mundesh mos me dasht me u duk kurre qashtu vet, ama prape me pa bukurine ne ate forme. E tani mendova: a nuk mundet edhe kjo me qene nje forme e embodiment-it femeror? Nje femer qe ndihet mire ne trupin e vet, e kuron, e vesh, e fotografon, e ekspozon, e shijon sensualitetin e vet. E ne shume raste ne shoqeri interpretimi i pare eshte qe qe ajo po ushqen epshin e meshkujve?
Normalisht qe nje femer e tille ka me terhek vemendje. Sidomos kur pamja e saj perputhet pothuajse perfekt me standardin Kardashian qe kultura pop, pornografia, reklamat, moda dhe social media e kane perforcu per vite. Cica te mdhaja, bel i holle, vithe te mdhaja, fytyre e kurme. Mundemi me mendu qe jemi krejt te pavarur prej ktyne standardeve, po jetojme brenda tyre. I kemi pa me mijera here. Edhe kur i refuzojme, jemi duke reagu ndaj tyre.
Ama ketu fillon nje pytje interesante...
Ku ndahet female sexual embodiment prej male lust?
Nese ajo nuk po shet seks, nuk po shet qasje ne trupin e saj, nuk po thote qe ekziston per kenaqesine e meshkujve, pse vet fakti qe eshte shume seksi duhet me e kthy automatikisht ne nje objekt qe “ushqen epshin mashkullor”?
Edhe ma interesant bahet kur e ndryshon vetem trupin.
Merri dy femra te veshura njejte. E njejta poze, e njejta sasi e lekures se zbuluar, e njejta energji. Njera ka cica te vogela dhe vithe te vogla. Tjetra ka cica te mdhaja dhe forma shume te theksume.
E prej jasht kto shihen ndrysh, dhe marrin vemendje ndrysh edhe gjykohen ndrysh, pse?
trupi i njanes fillon e seksualizohet ma shume prej syrit qe po e shikon?
Sepse cicat e medha nuk jane veprim seksual. Vithet e medha nuk jane veprim seksual. Nje bel i holle nuk eshte ftese seksuale. Ato jane karakteristika te trupit. E megjithate, nje femer me forma ma te theksume shpesh duhet me mbulu ma shume prej vetes per me u perceptu po aq “modeste” sa nje femer me forma ma pak te theksume.
E kjo eshte fucked up.
Sepse ne nje moment nuk jemi ma tu gjyku cka ka zgjedh femra me bo. Jemi tu gjyku trupin qe ajo ka.
Pastaj vjen argumenti: “Po ajo e din qe meshkujt kane me e shiku.”
Po?
Pse kjo duhet me qene pika prej se ciles fillon analiza?
Nje femer mundet me e dite qe meshkujt kane me e pa dhe prape mos me u vesh per ta. Mundet me e dite qe eshte seksualisht atraktive dhe me e pelqy kete pjese te vetes pa ia dorezu seksualitetin e vet audiences mashkullore.
Qetu mendoj qe shpesh i perziejme dy gjana: me qene e deshirueshme dhe me ekzistu per me u deshiru.
Nuk jane e njejta gja.
Nje femer mundet me qene jashtezakonisht e deshirueshme per meshkuj dhe seksualiteti i saj prape me qene i saji.
Dhe pse gjithcka duhet me u kthy te meshkujt?
Nese mbulohet, “len ma shume per imagjinaten e mashkullit”.
Nese zbulohet, “po e kerkon vemendjen e mashkullit”.
Nese vishet seksi, “po ushqen lust-in e mashkullit”.
Nese vishet konservative, konsiderohet “wife material” perap sipas nje standardi qe shpesh e vendos mashkullin ne qender.
Mu kujtohet nje profesor qe thoshte: “Sa ma pak zbulon nje femer, aq ma shume le per te deshiruar.”
Dmth si u mbulove, si u deshe, kthemi te e njejta pike... Deshira e mashkullit!!!
Pra edhe modestia matet me efektin qe ka te mashkulli.
Kjo eshte pjesa qe me irriton. Pse duhet seksualiteti i femres vazhdimisht me u perkthy ne gjuhen e deshires mashkullore? Pse nuk mundet nje femer thjesht me u ndi seksi? Me e pelqy trupin e vet. Me u fotografu. Me u kuru. Me e shiju sensualitetin e vet. Me e embody feminitetin e vet ne menyren qe ajo e ndjen, pa pas nevoje as me u mbulu per me u respektu, as me u zhvesh per me u konsideru e lire?
Edhe ketu vjen pjesa ma e veshtire, sepse shpesh gjykimi nuk vjen vetem prej meshkujve.
Vjen prej neve, femrave.
“Po lyp vemendje.”
“Po shet trup.”
“Po mundohet me terhek meshkuj.”
E sigurisht, ekzistojne femra qe e perdorin seksualitetin me vetedije per vemendje, marketing, para ose deshire. Sikur ekzistojne meshkuj qe e perdorin trupin, statusin, paret apo seksualitetin per te njejtat arsye. Nuk ka nevoje me e romantizu cdo ekspozim si “divine feminine embodiment”. Kaniher marketingu seksual eshte thjesht marketing seksual.
Ama as nuk mundemi me shku ne ekstremin tjeter dhe me vendos qe cdo femer seksualisht atraktive qe e ekspozon trupin e vet ekziston per male gaze.
Sepse edhe kjo ia merr asaj agency-n.
Ironikisht, ne perpjekjen tone me e kritiku objektifikimin e femres, mundemi me perfundu tu e objektifiku prape: e shohim trupin, e imagjinojme reagimin e mashkullit dhe vendosim qe tash e dime pse ajo eshte vesh qashtu.
Po nuk e dime.
Edhe besoj qe patriarkalizmi qetu shkon shume ma thelle se “meshkujt i kontrollojne femrat”. Shkon deri te menyra qysh na krejt e kemi mesu me e shiku femren. Edhe nje femer mundet me e pas brenda vetes ate sy. Me e pa nje femer tjeter dhe para se me mendu “ajo po ndihet mire ne trupin e vet”, me mendu “ajo po lyp meshkuj”.
Kjo nuk do te thote qe cdo kritike prej nje femre ndaj nje femre tjeter vjen prej xhelozise. Kjo do te ishte shume e thjeshte. Kaniher eshte bindje morale, kaniher kulture, kaniher religjion, kaniher eksperience personale, kaniher vertet nuk i pelqen ajo forme e ekspozimit. Ama kaniher, po, gjykimi mundet me prek edhe hijen tone. Mundet me na irritu te dikush tjeter nje liri qe vetes nuk ia kemi leju.
Dhe kjo nuk do te thote qe krejt femrat duhet me u zhvesh per me qene “te lira”. Kjo do te ishte vetem nje kafaz i ri.
Nje femer mundet me u ndi maksimalisht femerore e mbuluar krejt. Nje tjeter me bikini. Njera nuk don kurre me postu trupin e vet. Tjetra ndihet e fuqishme kur e bon. Asnjera nuk eshte automatikisht ma e cliruar, ma e shtypur, ma femerore ose ma pak femerore.
Per mu, sexual embodiment fillon pikerisht aty: kur raporti me trupin dhe seksualitetin tand buron prej teje, jo prej detyrimit me kenaq ose me kundershtu dikon tjeter.
Sepse edhe nese e nderton krejt identitetin tand rreth “une nuk vishem per meshkuj”, meshkujt prape kane mbet ne qender. Vetem je pozicionu ne anen e kundert.
Liria duhet me qene ma e thelle se kaq.
Me mujt me pyet veten: A po e boj kete sepse me pelqen? A ndihem une ne kete? A eshte ky trup shpia jem apo performance per syte e tjere? Dhe me qene ne rregull edhe nese pergjigjja ndryshon prej dites ne dite.
Sepse seksualiteti i femres nuk fillon kur nje mashkull e deshiron.
Ka ekzistu para shikimit te tij.
Dhe vazhdon me ekzistu edhe kur ai nuk eshte ne dhome.
Sa ma shume shkruj per kete, aq ma shume irritohna me menyren qysh shoqeria arrin me e vendos mashkullin ne qender edhe kur pretendon qe eshte tu fol per femren. Nese zbulohemi, pyetja eshte cka mendojne meshkujt. Nese mbulohemi, prape cka mendojne meshkujt. Nese jemi seksuale, per ke po e bojm? Nese nuk jemi, pse nuk jemi?
Po nashta pyetja qe duhet me fillu me e bo ma shpesh eshte shumë ma e thjeshte:
Cka nese, per nje moment, ajo nuk eshte tu bo asgje per ju, asgje per nje mashkull, asgje per asnje sy, po per veten!